Malkaj: Me votë vritet e ardhmja e fëmijëve, nuk ka drejtësi të re a të vjetër, drejtësia ose ka, ose s'ka

Shqipëria

Malkaj: Me votë vritet e ardhmja e fëmijëve, nuk ka drejtësi të re a të vjetër, drejtësia ose ka, ose s'ka

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:54
Mehdi Malkaj

I ftuar në Tempora, aktori Mehdi Malkaj u shpreh se shitja e votës do të thotë të shesësh të ardhmen e fëmijëve.

Ai shto se nuk ka drejtësi të vjetër apo të re, por ka drejtësi dhe mungesë të saj.

Mehdi Malkaj: Abraham Linconln ka thënë se me plumb vret armikun e tij, ndërsa me votë vret të ardhmen e fëmijëve të tij. Vota nuk është një gjë që shitet dhe blihet. Unë në familjen time nuk i them njeri kujt se për këtë të votojë. Ndërsa këtu të thuhet si kusht se për kë do të votosh.

Liria lidhet me drejtësinë. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Po ligji në dorë të Maliqit qënka ndryshe. Kjo drejtësia e re, është më e vjetër se ajo që kishim, sepse nuk ka drejtësi të re apo të vjetër, por ka ose nuk ka drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat