Gjykata la në burg 26-vjeçarin, vëllai i të arrestuarit tregon ku ndodhej Edison Arrazi në kohën që ndodhi vrasja në Shkodër

Shqipëria

Gjykata la në burg 26-vjeçarin, vëllai i të arrestuarit tregon ku ndodhej Edison Arrazi në kohën që ndodhi vrasja në Shkodër

Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:37
Vëllai i Edison Arrazit

Vëllai i Edison Arrazit, 26-vjeçari i cili dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ka mohuar që i riu të ketë lidhje me krimin.

Gjithashtu ai mohon dhe akuzën e ngritur për lëndën narkotike që policia tha se e gjeti dhe sekuestroi në banesën e tyre.

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogen. Droga e gjetur eshte ne nje magazine larg shtepise tone.

Vellai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe kete e verteton policia e shtetit qe e dyshon vetem per droge. Vellai ne momentin e vrasjes ka qene ne shtepi duke fjetur gjume”, u shpreh për mediat ai, ndërsa gjykata e Shkodrës e la në burg Arrazin, mbi të cilin prokuroria ka ngritur akuzën vetëm për drogë dhe jo për lidhje me vrasjen e Endri Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat