Dje përfundoi numërimi për 46 kuti të Beratit, LSI rikuperoi me 3 vota, PS me 6! Kas vijon sot numërimin e 68 kutive të tjera të votimit

Shqipëria

Dje përfundoi numërimi për 46 kuti të Beratit, LSI rikuperoi me 3 vota, PS me 6! Kas vijon sot numërimin e 68 kutive të tjera të votimit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 09:11
Mbledhja e KAS

KAS vijon edhe sot numërimin e votave për qarkun e Beratit. Rinumërimi ka nisur dje pas pranimit të kërkesës së LSI dhe në total janë 114 kuti për tu numëriur pas pretendimeve të LSI.

Dje ka përfunduar numërimi i 46 kutive të para votimit dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin.

Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i 68 kutive.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi 2 ditë më parë me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. Para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat