Detajet/ U gjet me plagë në kokë, 50-vjeçari u hodh nga autorët në rrugë pas vrasjes

Shqipëria

Detajet/ U gjet me plagë në kokë, 50-vjeçari u hodh nga autorët në rrugë pas vrasjes

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

(E plotësuar 08:30) - Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u gjet i pajetë në rrugë një person.

Viktima, i cili besohet se është i moshës 50 vjeç, ka plagë të shumta në trup dhe në kokë. Edhe pse nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia, vrasja e tij dyshohet se mund të jetë kryer në një vend tjetër, ndërsa autorët e kanë hedhur atë pranë Uninversiteti të Elbasanit, në rrugën pranë lagjes ‘Visarion Xhuvani’.

Viktima mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë.

Sipas raportimeve, 50 vjeçari nuk ka as këpucë dhe është gjendur në mes të rrugës.

***

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë vrarë me sende të forta.

Trupi i pajetë nuk është identifikuar ende, por mësohet se është rreth 50 vjeç.

Në kokën dhe trupin e viktimës janë konstatuar shënja të shumta dhune.

Sipas news24 viktima është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat