Zgjedhjet për kreun e PD, mblidhet sot kryesia, zbulohet çfarë do të ndodhë në orën 18:00

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e PD, mblidhet sot kryesia, zbulohet çfarë do të ndodhë në orën 18:00

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:37
PD

Siç ishte njoftuar, ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një njoftim për mediat fton anëtarët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje.

'Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Lutemi të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi'- njofton PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat