Punimet për spitalin e Kurbinit prej 2 muajsh të pezulluara, protestë në Laç: Të bëhen publike projektet dhe afatet

Shqipëria

Punimet për spitalin e Kurbinit prej 2 muajsh të pezulluara, protestë në Laç: Të bëhen publike projektet dhe afatet

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Punimet për rindërtimin e Spitalit të Laçit në Kurbin prej 2 muajsh janë pezulluar. Përballë kësaj situate të rinjtë e Qendra Rinore Sebastia kanë zhvilluar një protestë për zvarritjen e punimeve, për mungesën e transparencës e për rrjedhojë edhe të spitalit që është jetik për 74 mijë banorët e zonës.

Banorët thonë se edhe pse i janë drejtuar disa herë institucioneve për të marrë informacion se përse nuk po punohet për ndërtimin e Spitalit, ata nuk kanë marrë përgjigje.

Ata i bëjnë thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të bëjë transparente projektet dhe afatet për ndërtimin e spitalit. Të sëmurët u duhet që t’i drejtohen spitalit Rajonal të Lezhës ose në Tiranë për të marrë shërbime të specializuara, ndërkohë që sipas banorëve, u premtua nga qeveria se do të ndërtohej në kohë rekord.

Në nëntor të vitit 2019, tërmeti dëmtoi Spitalin e Laçit dhe grupet e ekspertëve vendosën se do të rindërtohej në një afat të shkurtër kohe, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit data e përfundimit duket e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat