Gjirokastër/ Punonjësi i OSHEE-së bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Shqipëria

Gjirokastër/ Punonjësi i OSHEE-së bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nepravishtë, të Gjirokastrës, pasditen e sotme.

Policia njofton se një punonjës i OSHEE-së, ndërsa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat