Zgjedhjet e 13 qershorit/ Kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë, tre nga kandidatët për kryetar të PD-së

Shqipëria

Zgjedhjet e 13 qershorit/ Kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë, tre nga kandidatët për kryetar të PD-së

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:09
Selia e PD

Këto janë disa nga kërkesat e parashtruara nga tre kandidatët për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Zgjedhjet në PD do të mbahen në 13 qershor, ndërsa në Kryesinë e PD-së po diksutohet: miratimi i kandidaturave për Kryetar dhe miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Kërkesat e paraqitura:

FATBARDH KADILLI – Paraqitur publikisht më datë 23.05.2021

I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon:

1. Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,  

2. Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;

3. Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;

4. Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;

5. Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. 

EDIT HARXHI – Paraqitur publikisht me datë 21.05.2021

1. Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2. Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4. Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.

IBSEN ELEZI – Paraqitur me shkrim më datë 19.05.2021

1. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 Qershor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat