Ambasadorja Kim vizitë në Kukës, pritet nga Safet Gjici

Shqipëria

Ambasadorja Kim vizitë në Kukës, pritet nga Safet Gjici

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:40
Pamje nga takimi

Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim vizitoi këtë të martë qytetin e Kukësit, me rastin e 15-vjetorit të Këndit Amerikan të Qytetit.

Në këndin amerikan, të rinjtë kuksianë e mikëpritën ambasadoren amerikane me këndimin e himnit të Shqipërisë dhe Amerikës. Fillimisht ajo është pritur nga kryebashkiaku Safet Gjici. Ky e fundit e vlerësoi për mbështetjen.

Diplomatja amerikane, Yuri Kim bisedoi me të rinjtë kuksianë dhe vizitoi në një institucion të arsimit parafillor të qytetit të Kukësit, ku UNICEF dhe USAID Amerikan po zbaton një projekt për edukimin e fëmijëve parashkollor.

Ai vizitoi edhe qendrën memorial në Kullën e Qëndresës simbolin e mikëpritjes kuksiane në eksod ’99.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat