​Asnjë viktimë në 24 orë nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​Asnjë viktimë në 24 orë nga COVID-19 në Shqipëri

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, me anë të një statusi në Facebook, bëri të ditur se për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri.

Ditët e fundit, edhe rastet e reja nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2691 testime nga të cilat janë regjistruar 15 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat