​Falsifikonin vula dhe firmat e personelit mjekësor, dy të arrestuar

Shqipëria

​Falsifikonin vula dhe firmat e personelit mjekësor, dy të arrestuar

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Sipas Policisë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

“I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë”, thuhet në njoftim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat