Nishani: Basha fajëson Ramën për humbjen në përpjekje për të manipuluar demokratët

Shqipëria

Nishani: Basha fajëson Ramën për humbjen në përpjekje për të manipuluar demokratët

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:44
Bujar Nishani

Bujar Nishani përsërit akuzat se Lulzim Basha po përdor termin “masakër elektorale” për 25 prillin për të spekuluar e mashtruar demokratët në garën për kryetar të 13 qershorit.

“Me të drejtë të gjithë do të rendisin vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës, por kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative për demokratët. Pyetja duhet të ishte a i fitoi, apo i humbi PD zgjedhjet”, deklaroi Nishani.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD foli për një situatë kaotike në PD, ndërsa shtoi se për disa persona opozitarizmi është komod.

Kandidatja për kryetare, Edith Harxhi e cilësoi 8-vjeçarin e fundit si periudhën më të vështirë të PD dhe akuzoi se drejtuesit nuk kanë dëgjuar fjalën e bazës dhe të degëve përgjatë kësaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat