U ekzekutua me tetë plumba në lokal, kush është shqiptari që u vra në qendër të Athinës

Shqipëria

U ekzekutua me tetë plumba në lokal, kush është shqiptari që u vra në qendër të Athinës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar. Mësohet se viktima është vorio-epirot dhe është identifikuar si Aristides Pappas.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe nëna e viktimës, e cila mes lotësh thotë: “Të hëngrën shqiptarët”.

Informacionet e para thonë se vrasja e tipit mafioz ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve, pasi 34-vjeçari ka qenë një person i njohur për drejtësinë greke.

Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge, ka qenë edhe i dënuar, ndërsa i janë bërë edhe tre atentate të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat