Peleshi takon studentët e Akademisë së FA: Ushtarakë sipas modeleve të huaj

Shqipëria

Peleshi takon studentët e Akademisë së FA: Ushtarakë sipas modeleve të huaj

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:30
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është takuar ditën e sotme me studentët e parë të Akademisë së FA pas rihapjes së kësaj akademie. Peleshi ka shkruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se fuqizimi i saj sipas modeleve më të mira europiane dhe amerikane është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai thekson se viti i ri akademik do u mundësojë studentëve të rinj të pajisen paralelisht me diplomim ushtarak dhe një formim në një degë tjetër civile.

“Fuqizimi dhe modernizimi i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, me fokus teknologjinë dhe cyber security është prioriteti më i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

 Viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe nje formim në një degë tjetër civile. Entuziast nga bashkëbisedimi që pata sot me brezin e parë të bachelorit pas rihapjes së kësaj akademie”, shkruan Peleshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat