Zjarr i madh në pyllin e Drenies në Fier, mbi 20 zjarrfikës në vendngjarje, flakët rrezikojnë edhe Patosin

Shqipëria

Zjarr i madh në pyllin e Drenies në Fier, mbi 20 zjarrfikës në vendngjarje, flakët rrezikojnë edhe Patosin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit.

Burimet bëjnë me dije se përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe ai po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Nga ecuria e flakëve, rrezikohet të preket edhe zona e Patosit.

Nga ana tjetër terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjetet e forcave zjarrfikëse.Në vendngjarje aktualisht ndodhen 12 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 12 të tjerë të Patosit.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat