Pas 30 vitesh, katër avionë ulen në Gjirokastër

Shqipëria

Pas 30 vitesh, katër avionë ulen në Gjirokastër

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:23
Gjirokastër

Gjirokastra ka pritur sot uljen e katër avionëve sportivë në fushën e aerodromit në luginën e Drinos. Është një pistë me një histori të gjatë gati 80 vjeçare e cila është përdorur deri në vitet ‘40 edhe për aviacionin civil.

Kjo pistë u riaktivizua në formën e testit sot pas gati 30 vitesh dhe është një ngjarje e shënuar për eventet turistike dhe për të ardhmen e certifikimit të këtij aerodromi.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. Pas 30 vitesh janë ulur sot 4 avionë sportivë maqedonas në një pistë në të cilën ka më shumë se një muaj që po punohet intensivisht si për pastrimin e fushës, drenazhimin e saj, pastrimin, sinjalistikën, një hap në fakt shumë i rëndësishëm për nisjen e certifikimit e vlefshmërisë dhe funksionalitetit të këtij aerodromi dhe për vazhdueshmërinë e fluturimeve të kapaciteteve charter dhe avionëve të vegjël sportivë turistikë.”

Specialistët kanë vlerësuar se aerodromi me një pistë gati 96000 m2 është nga më të përshtatshmit për avionët sportivë dhe për avionët me kapacitet të ulët gjithnjë në funksion të turizmit dhe udhëtimeve të luksit. Gjirokastra gjatë fundjavës do të mirëpresë dhe liricistin e njohur Giulio Rapetti i cili do të jetë në një rrëfim rreth jetës së tij në një event që do të ndahet mes qytetit dhe aerodromit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat