"Kriminalitetin nuk e mbron policia", Ngjela: Korrupsioni shtetëror dhe krimi janë në marrëveshje

Shqipëria

"Kriminalitetin nuk e mbron policia", Ngjela: Korrupsioni shtetëror dhe krimi janë në marrëveshje

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:43
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma lidhur me situatën e rënduar kriminale në vend u shpreh se krimin nuk e mbron policia, policia mbron rendin. Sipas avokatit Ngjela, narkotiku i cili ka marrë një zhvillim të madh nuk di të menazhohet dhe të zgjidhet nga shteti.

Ngjela: "Kriminalitetin nuk e mbron policia, policia mbron rendin. Nuk funksionojnë shërbimet anti-krim, për mendimin tim. Tregu i pakontrolluar të çon në krim. Tregu i pakontrolluar është kapitalizëm që të çon në krim. Ka marrë një zhvillim shumë të madh problemi i narkotikut, ka disa vite. Këtë nuk di të zgjidhë shteti, se çfarë do bëjë me të. Shoqëria është e varfër dhe njerëzit duan të pasurohen sa më shpejt. Nga optika ime nuk më shqetëson se ka ndonjë gjë të rëndë, sepse këto janë segmente që përplasen me njëri-tjetrin. Ka raste që i vret dhe policia. Unë flas në përgjithësi për kriminalitetin."

Zoti Ngjela u shpreh se problemi i vendit tonë është që ne nuk kemi shërbime dhe krimi nuk mund të kapet nëse nuk ndiqet.

Ngjela: "Krimi është luftë kapitale. Ka dhe ndonjë hakmarrje, por shumica është luftë për kapitale. Problemi është që ne nuk kemi shërbime. Nuk kapet krimi, po nuk u ndoq. Kjo na mungon në Shqipëri."

Avokati Ngjela tha se korrupsioni i lartë shtetëror nëse nuk ka krimin e organizuar nuk fiton dot lekë.

Ngjela: "Një shtet kapitalist si ky i yni ka dy aspekte të krimit; tregu i pakontrolluar nëpërmjet ligjit dhe forcës dhe shteti i pakontrolluar nëpërmjet ligjit që del me korrupsion shtetëror. Korrupsioni i lartë shtetëror nëse nuk ka krimin e organizuar nuk fiton dot para. I ka klientë. Pra ne jemi në këtë situatë të rënë. Që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë në një marrëveshje". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat