Raport-progresi i KE/ Holanda: Të hetohen rastet e manipulimeve elektorale në Shqipëri!

Shqipëria

Raport-progresi i KE/ Holanda: Të hetohen rastet e manipulimeve elektorale në Shqipëri!

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Qeveria holandeze ka dhënë një qëndrim mbi raport-progresin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Holanda vendos në theksin e saj krimet zgjedhore. Sipas qeverisë së saj, duhet të hetohen rastet e manipulimeve elektorale nga SPAK me shumë kujdes.

Po ashtu Holanda konstaton se Reformat e sundimit të ligjit janë shumë larg përmbushjes dhe përmend se ato do të jenë qendrore në procesin që vijon pas çeljes së negociatave.

‘’Qeveria holandeze konsideron të rëndësishme që rastet e manipulimeve elektorale të hetohen me kujdes nga SPAK. Gjithashtu, ekzistenca dhe rrjedhja e databases me të dhëna sensitive personale që kanë shkaktuar probleme të shumta dhe shqetësim parpara zgjedhjeve, duhet investigiar nga prokuroria. Raporti final I ODIHR mbi këto zgjedhje nuk ëahtë publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme se çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në mënyrën e duhur.

ODIHR ka përmendur parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave  që të denoncohen në Komisionin Zgjedhor dhe autoritete të tjera që ato të  merren me këto çështje në mënyrën e duhur, 33 raste janë çuar parpara SPAK.

Reformat e sundimit të ligjit janë shumë larg përmbushjes dhe do jenë qendrore për procesin e gjatë që vjen pas hapjes së negociatave me Shqipërinë!’’- thuhet në dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat