Krimi në Shkodër – Motra erdhi nga Gjermania për pushime, u vra nga vëllai

Shqipëria

Krimi në Shkodër – Motra erdhi nga Gjermania për pushime, u vra nga vëllai

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 00:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen në Shkodër, ku vëllai qëlloi me armë zjarri motrën e tij, duke e lënë të vdekur.

Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Mbrëmjen e sotme (6 qershor) ajo u gjet pa shenja jete, ndërsa ishte qëlluar me armë zjarri. Autor i dyshuar është i vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua menjëherë nga policia.

Ndërkohë drejtori i policisë së Shkodrës ka deklaruar se “gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e tjerë”. “Kjo ka bërë që të njoftohej policia, e cila ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vrarë me armë zjarri 58-vjeçaren”.

Ishte ora 22:30 minuta kur Diana Vuka u gjet e pajetë.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat