Sherr në Astir, plagoset me thikë një 37-vjeçar, policia në kërkim të autorëve

Shqipëria

Sherr në Astir, plagoset me thikë një 37-vjeçar, policia në kërkim të autorëve

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Tiranë, në zonën e Astirit.

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç.

I cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat