Tjetër krim në familje, burri vret me sëpatë gruan, më pas i jep fund jetës duke u vetëvarur

Shqipëria

Tjetër krim në familje, burri vret me sëpatë gruan, më pas i jep fund jetës duke u vetëvarur

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Krimi në familje ka goditur serish vendin tonë, këtë herë në Librazhd, ku burri ka vrarë gruan e tij me sëpate dhe me pas ka varur veten.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ndërsa mësohet se 56-vjeçari Qemal Bici ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Menturie Bici 54 vjeçe.

Pas krimit, burri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se nje dite me parë në Shkodër vellai vrau me arme motren e tij, e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat