Sa do të vazhdojnë reshjet e shiut? Parashikimi i motit për javën

Shqipëria

Sa do të vazhdojnë reshjet e shiut? Parashikimi i motit për javën

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Jemi zyrtarisht në stinën e verës, por ende nuk e ndjejmë atë. Moti ka qenë i paqëndrueshëm dhe duket se ashtu do të vazhdojë edhe për disa kohë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,kjo javë do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë e saj do të jetë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash, nga orët e mesditës deri tek ato të pasdites.

Ditën e sotme (e hënë) moti ka qenë kryesisht i vranët, por me intervale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët ka pasur në orët e mëngjesit, ndërsa vranësirat vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Në disa zona do të ketë reshje me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e martë dhe ajo e mërkurë do të vijojnë me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët. Ndërsa nga orët e mesditës, deri tek ato të pasdites reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e enjte dhe të premte, mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime, ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat