"Nuk kam bukë në shtëpi"/ Vrau gruan me sëpatë, çfarë thoshte Qemal Bici muaj më parë

Shqipëria

"Nuk kam bukë në shtëpi"/ Vrau gruan me sëpatë, çfarë thoshte Qemal Bici muaj më parë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:37
Qemal Bici

Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Librazhdit, Qemal Bici 61 vjeç qëlloi mbi bashkëshorten e tij Menderien, dhe më pas vari veten,ngjarja u zbulua nga djali i tyre i cili ishte i tronditur për ngjarjen e ndodhur. 

Bici, e cili e qëlloi gruan e tij disa herë me sëpatë, në dhomën e gjumit, mendohet se ishte xhelozia ajo që çoi 61 vjeçarin të kryente krimin makabër.

Në një intervistë të rastësishme në prag të Vitit të Ri, Qemal Bici shprehte të gjithë gjendjen e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhej.

“Jam 6 veta dhe jemi të gjithë të papunë, edhe përkrahjen sociale ma hoqën, nuk kam të paguaj as dritat dhe as thesin e miellit, nuk na përkrah askush, qeveria sheh Tiranën nuk sheh Librazhdin, nuk kemi as rrugë dhe as ujë të pijshëm, dhe ujin e vaditjes na e mori centrali, nuk kemi asgjë fare. Unë sot kam marrë një kuti me letra për të dredhur duhan, asgjë tjetër, ky është Viti im i ri.

Viti i ri i imi është fukarallëku, le të vijë të shohë kush të dojë që unë nuk kam bukë në shtëpi. Nuk kam asnjë të ardhur në familje, pres shpërblim se jam invalid, dhe atë na e kanë ndërprerë, se thonë nuk ju takon, nuk kam bukë në shtëpi, jo më të bëj viti të ri”, shprehej Bici disa muaj më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat