Kryente veprime të turpshme para një të mituri, procedohet penalisht 50-vjeçari në Himarë

Shqipëria

Kryente veprime të turpshme para një të mituri, procedohet penalisht 50-vjeçari në Himarë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Himarë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se një shtetas i mitur 15-vjeç ka kallëzuar në polici 50-vjeçarin pasi ky i fundit ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij.

“Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasi A. M., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetas i mitur 15 vjeç, se ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat