Çuçi viziton fabrikën: Dronë nga Turqia në Shqipëri

Shqipëria

Çuçi viziton fabrikën: Dronë nga Turqia në Shqipëri

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:54
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi në Turqi fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë ministri gjatë kësaj vizite u shpreh se po shohin mundësinë e përdorimit të këtyre dronëve edhe në Shqipëri, për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.

"Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen.

Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat