Për të njohur shqiptarët dhe të huajt me bukuritë e Dibrës, operatorët turistikë organizuyan këtë javë një ekspozitë të quajtur "1001 Aventura".
Me elementë të traditës, foto e materiale të ndryshme panairi synon të prpmpvojë destinacione turistike të Dibrës.
"1001 Aventurat janë duke filluar nga rafting, kanioni , parashutën, paragliding dhe eksplorimi i shpellave", thotë njëri nga operatorët.
Operatorët thonë se turizmi në këtë zonë ka nevojë për mbështetjen e shtetit.
"Është shumë e vështirë, që të ushtrosh këtë lloj biznesi këtu, pasi turizmi nuk ka marrë atë drejtimin e duhur."
"Na duhen më shumë përpjekje për të marketuar bukuritë që ne ofrojmë."
Ata tregojnë se disa nga destinacionet që turistët preferojnë.
"Gjithë të huajt e pëlqejnë mënyrën e jetesës në Dibër. Mënyrën e të jetuarit në fshat, nëpër bujtina."
"Kryesisht ata janë të interesuar për majën e Korabit dhe zakonisht hasin vështirësi në mungesë guidash, që t'i oriontojnë për të shkuar drejt Korabit, ose lumit të Radikës."
Operatorët turistikë ftuan pushuesit që këtë verë të eksplorojnë natyrën e mrekullueshme të Dibrës, kulturën dhe historinë e saj.