Braimllari: Rama e ktheu policinë në shërbim të grupeve kriminale

Shqipëria

Braimllari: Rama e ktheu policinë në shërbim të grupeve kriminale

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:03
Endrit Braimllari

Seketari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar menjëherë pas konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Blendi Çuci.

"Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të Rilindjes.

Këto drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale.

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon", reagoi Braimllari.

Më tej ai shprehet se "Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat