Qeveria merr vendimin, ikën Muçaj, kush është avokatja e re

Shqipëria

Qeveria merr vendimin, ikën Muçaj, kush është avokatja e re

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:17
Brunilda Lilo

Me vendim të këshillit të ministrave, Brunilda Lilo është emëruar avokate e Përgjithshme e Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Enkelejda Muçajn. Më herët Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat