Lirohet nga detyra Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Enkelejda Muçaj zëvendësohet nga Brunilda Lilo

Shqipëria

Lirohet nga detyra Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Enkelejda Muçaj zëvendësohet nga Brunilda Lilo

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:39
Enkelejda Muçaj

Avokatja e Përgjithshme e  Shtetit, Enkelejda Muçaj është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, i cili është publikuar dhe në fletoren zyrtare.

Mësohet se Muçaj është zëvendësuar nga Brunilda Lilo.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat