Lulzim Basha: Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël

Shqipëria

Lulzim Basha: Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:12
Lulzim Basha

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar këtë të martë për ngjarjet kriminale, aksidentet rrugore si edhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, lideri i opozitës thotë se “fajtori” sot nuk kishte një përgjigje për qytetarët, duke shtuar se punonjësit e ndershëm të policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.

Sipas kryedemokratit, policia po përdoret si vegël dhe se e vetmja zgjidhje për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe pasojat e këtij modeli që po rëndon mbi familjet shqiptare është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.

Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat