Aksident i rëndë në Laç, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Shqipëria

Aksident i rëndë në Laç, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, pranë mbikalimit te Patokut. Mësohet se një i ri, i cili udhëtonte me mortor ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte.

Si pasojë, i riu ka marrë plagë të rënda.

Ambulanca e spitalit të Laçit ka mbërritur në vendngjarje për të marrë të riun, ndërsa është dërguar te Trauma në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sakaq, policia po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat