Vrasja e katërfishtë në Velipojë, Rama: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

Shqipëria

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, Rama: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:36
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një komunikim për mediat u ka bërë thirrje bizneseve, të cilët nuk janë të pajisura me lejet siç e përcakton ligji, të largohen nga vija bregdetare ose do të largohen nga strukturat përkatëse.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme përgjatë gjithë bregdetit.

“I bëj thirrje që të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare. Plazhet janë të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë përfshirë në garantimin e sezonit turistik janë të tyre si përgjegjësi aty ku i është njohur ligjërisht. Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe për sektorin publik, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë ku plazhi administrohet nga privati. Përtej disa rasteve që janë bërë publike dhe të tjerave që janë problematike, në tërësi baza është pozitive dhe në vijim do të konsolidohet që në korrik dhe gusht të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt”, tha Rama.

Kujtojmë se të dielën katër persona u vranë në Velipojë dhe dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë në mes të pronarëve të dy hoteleve. “Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët”, tha të dielën, drejtori i policisë se Shkodrës, Niko Brahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat