Deputetët nisin pushimet para kohe, salla e Parlamentit bosh

Shqipëria

Deputetët nisin pushimet para kohe, salla e Parlamentit bosh

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:45
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare, ku pritet të miratohen ndryshimet për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe ndryshimet për buxhetin e viti 2021.

Por ajo që bie në sy, është se karriget janë thuajse të gjitha bosh.

Siç duket, të nxitur edhe nga temperaturat e ulëta, deputetë dhe ministra kanë vendosur të nisin pushimet, apo të relaksohen në kafet e kryeqytetit, duke injoruar seancën parlamentare.

Gjithsesi, ky parlament është në ditët e fundit të tij, pasi më datën 7 korrik do të jetë seanca e fundit e Parlamentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat