Zaptoi hapësirën bregdetare, procedohet administratorja e një biznesi në Velipojë

Shqipëria

Zaptoi hapësirën bregdetare, procedohet administratorja e një biznesi në Velipojë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Aksioni “Bregdeti ynë” po vijon edhe në Velipojë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është proceduar penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen me inicialet D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat