Aksioni ndërkombëtar/ Trafiku drejtohej nga dy familje mafioze me bazë në Kavajë dhe Vlorë

Shqipëria

Aksioni ndërkombëtar/ Trafiku drejtohej nga dy familje mafioze me bazë në Kavajë dhe Vlorë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:38) -Pas konferencës për media të mbajtur nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe homologët e tij italianë,  janë zbardhur edhe emrat e 28 të arrestuarve për trafik droge, pastrim parash, abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Kujtojmë se në operacionin ndërkombëtarë të koduar “Shpirti”,  ësjtë arrestuar edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe drejtues e ish drejtues policie, si dhe zyrtarë të tjerë publik.

 Në arrest me burg janë lënë:

Aleks Memaj
Jovan Memaj
Aleksandër Neço
Shkëlzen Kamberi
Benard Tahiraj
Mereglen Çaçi
Erind Hysomenaj
Klajdi Ademi
Toni Kushi
Erion Hoxhara
Çezar Gjomemo
Sajmir Kurti
Malton Lleshi
Shkëlzen Daci
Eltion Bregasi
Paul (Agustin) Deda
Hekuran Marku
Hamid Seferi
Leonidha Sejdiaj
Ilir Gaba
Geri Zylyftari
Erlind Zylyfttari
Artan Zylyftari
Festim Lela

 Arrest Shtëpie

Luan Zylyftari
Artur Krasniqi
Ilirjan Balla
Maksim Sota

***

 Kreu i SPAK, Arben Kraja ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shipirti”.

Ai ka thënë se kishte mbi një vit që kryeheshin hetime, për këtë çështje.

“Është një skuadër e përbashkët e krijuar, që ka një vit e gjysmë që kryen aktivitet dhe hetimet përbashkëta, një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të sukseshsëm, i rëndësishëm në grumbullimin dhe analizimin e provave dhe ekzekutimin e masave të sigurimit, 28 masa sigurimi në Shqipëri”, është shprehur Kraja.

Sipas tij, një moment i rëndësishëm është dhe hetimi i gjithanshëm që është kryer, ku është evidentuar i gjithë zinxhiri, nga prodhimi deri te trafikimi në Itali i lëndëve narkotike si dhe është evidentuar dhe provuar dhe përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik duke favorizuar aktivitetin kriminal.

Bëhet fjalë për prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme disa milionë euro.

Përdorimi i bashkëpuntorëve të drejtësisë kanë dhënë dhe kontributin e tyre në këtë operacion. Kemi ngritur akuza për pastrim të veprës penale, para një viti në një konferencë në Romë kemi shpjeguar dhe fazën e parë të këtij operacioni ku kam premtuar se kush është i përfshirë do të ndiqet penalisht përfshirë dhe zyrtarë publik”, ka thënë Kraja

***

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin, për të cilin janë lëshuar 38 urdhërarreste.

Personat për të cilët SPAK ka nxjerrë urdhër arresti, drejtoheshin nga dy familje mafioze, me bazë në Kavajë dhe në Vlorë.

Kujtojmë këtu se operacioni i koduar ‘Shpirti’ shkatërroi organizatën ndërkombëtare të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku ishin të përfshirë 38 persona, 10 prej të cilëve u arrestuan më parë.

Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, ku në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, i proceduar më parë për trafik narkotikësh si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës janë disa nga emrat e dalë deri më tani, ndërkohë që operacioni është në vijim.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, aktualisht është nën masën ‘arrest shtëpie’, gjithashtu edhe Ilirjan Balla. Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, është akuzuar më parë për plagosjen e tre personave.

Mediat italiane publikojnë pamje nga operacioni ndërkombëtar: 38 arrestime në Itali, Shqipëri, Mal të Zi dhe Spanjë

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ndërkombëtar me emër të koduar në shqip si “Shpirti” që po zhvillohet nga autoritetet shqiptare dhe DIA, si pjesë e një ekipi të përbashkët hetimi.

38 arrestime janë kryer.

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia, me ndihmën ndërkombëtare të Zyrës Ndërlidhëse Ndër-Forcë të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor, po kryejnë, në dispozicion të Special Anti-Korrupsion dhe Prokurori i Krimit të Organizuar të Tiranës dhe Drejtorisë së Rrethit Anti-Mafia të Barit, me koordinimin e Eurojust (Hagë), një urdhër paraburgimi, lëshuar nga Gjykatësi në Gjykatën Speciale Antikorrupsion dhe Krimin e Organizuar të Tiranës kundër 38 personave përgjegjës për arsye të ndryshme, korrupsionit, abuzimit me detyrën, pastrimit të parave dhe trafikimit ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës.

Për më tepër, dekretet për konfiskimin e pasurive në lidhje me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, për një vlerë prej disa milion eurosh, janë në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat