Zbardhet karriera e bujshme e prokurorit të arrestuar

Shqipëria

Zbardhet karriera e bujshme e prokurorit të arrestuar

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:09
Maksim Sota

Mes zyrtarëve të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës janë 5 efektivë policie dhe një prokuror. Prokurori i prangosur sot nga SPAK, Maksim Sota, e ka pasur aspiratë të tij të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka kandiduar, madje ka shpalosur edhe platformën e tij se do të bënte në këtë strukturë shumë të rëndësishme të hetimit.

"Unë kam mbi 10 vjet i emëruar si prokuror në Vlorë. Unë kam hetuar dosja nga të gjitha veprat penale, nga më të vështirat deri te ato më të thjeshtat. Një nga arsyet kryesore që paraqita kërkesën për të qenë kandidat i Prokurorisë së Posaçme sepse kam qenë gjatë gjithë karrierës sime i predispozuar për të hetuar, në kuptimin e plotë të fjalës hetim dhe jo thjesht si rutine pune.

Nuk mendoj ta mbyll karrierën si prokuror i thjeshtë. Unë ndjej më shumë kënaqësi kur kam hetuar dosje vërtet të vështira. Mendoj se nëse unë bëhem pjesë e SPAK kjo strukturë do të ketë hetime  më të mira", tha Sota para Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 17 korrik 2019.

Ai po hetohej nga Vettingu që prej viti, por ende nuk ka dalë në seancë dëgjimore, pasi në 2019 u shkëput me leje të KPK-së për t;u kthyer sërish në 2020-ën.

Në aspektin e pasurisë, prokurori Maksim Sota të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes por edhe nga shitja e pasurisë së patundshme.

Sota rezulton pronar i 390 m2 arë+ truall dhe i 7500 m2 arë ,në Lushnje, dhuruar nga babai i tij.

Bashkëshortja e tij ka blerë në vitin 2007,  5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë dhe e ka shitur në vitin 2014 me vlerën 6 000 000 lekë.

Në vitin 2017 ai ka blerë  një automjet  BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat