“Teatri fitoi, Veliaj humbi”, paralajmëron Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Do të vijojmë betejën ligjore

Shqipëria

“Teatri fitoi, Veliaj humbi”, paralajmëron Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Do të vijojmë betejën ligjore

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:14

Edhe pse Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Aleancës dhe Presidentit për shpalljen antikushtetues të vendimit për prishjen e teatrit, aktivistët thonë se kauza e tyre fitoi.

Adriana Kalaja lajmëron se beteja ligjore do të vijojë në hallkat e tjera të drejtësisë.

"Teatri rron dhe do vazhdojë të rrojë derisa ne ta rindërtojmë dhe këtë tha dhe GJK. Ne jemi shumë të sigurt që Gjykata e Strasburgut do na japë të drejtë në lidhje dhe me këtë vendim," tha Kalaja.

Vendimi tha aktori Mehdi Malkaj tronditi atë që ai e quan autokraci.

"2 korriku i '90 tronditi diktaturën, 2 korriku me vendim të Gjykatës Kushtetuese u trondit kjo që quhet autokraci," tha Malkaj.

Regjisori Edmond Budina siguroi se aktivistët nuk do të ndalen deri sa Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

"Dhe ne jemi të bindur dhe do të vazhdojmë luftën tonë. Nuk do ndalemi derisa ata që kanë bërë këtë krim të paguajnë me burg. Teatri aty ku ishte, ashtu siç ishte," tha Budina.

Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shprehën falënderime për qytetarët që për më shumë se tre vite i janë gjendur pranë kauzës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat