Spaho zbulon arsyen pse Rama nuk e shkarkon Veliun

Shqipëria

Spaho zbulon arsyen pse Rama nuk e shkarkon Veliun

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 01:00
Edmond Spaho

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho shprehet se i pari që duhet të ikë është drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Ai shprehet se Veliu është krahu i djathtë i Edi Ramës.

"I pari që duhet të ikë është drejtori i policisë, por ai nuk ikën se është krahu i djathtë i Edi Ramës, se e ka përdorur për manipulimin e zgjedhjeve. Është përdorur policia në bashkëpunim me krimin e organizuar, prandaj ai nuk e prek dot. I pari që është përgjegjës, pas 8 viteve që ka qeverisur  kur na ekspozon një gjendje të tillë, duhet t’i kërkoj llogari vetes, jot e policët e thjesht, të shikojë kupolën e krimit që e ka instaluar në polici.

Krimi në Shqipëri është i instaluar në policinë e shtetit. Duhet të largohet Edi Rama që e ka krijuar këtë gjendje”, tha Spaho për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat