Ky është pushuesi që humbi jetën sot në plazhin shqiptar

Shqipëria

Ky është pushuesi që humbi jetën sot në plazhin shqiptar

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi u shënua ditën e sotme në plazhin e Pish Poros në Fier, ku një 67 vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital, ndërsa po laheshin në det.

Viktima e këtij incidenti të rëndë në det ishte Fiqiri Rexhepi, personi që shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Ndërkohë që miku i tij, Arben Alizoti u transportua në spital.

Image
Fiqiri Rexhepi

Viktima mësohet se ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e mikut të tij, pasi po rrezikonte të mbytej në ujërat e detit dhe menjëherë sapo ka konstatuar, 47-vjeçari Arben Alizoti ka hyrë në ujë për ti ardhur në ndihmë mikut të tij, por që ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat