Rama publikon foton prekëse dhe kujton ngjarjen që i përloti të gjithë

Shqipëria

Rama publikon foton prekëse dhe kujton ngjarjen që i përloti të gjithë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës.

Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë persona në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Kryeministri ka zgjedhur të postojë një foto homazh në nder të kësaj dite të rëndë për historinë e Ballkanit.

Image

“11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”, shkruan Rama krahas fotos prekëse.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

26 vite pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor, kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave, janë gdhendur në një memorial të gurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat