Vasili: Porti i Durresit është dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama

Shqipëria

Vasili: Porti i Durresit është dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 21:23
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Porti i Durrësit vazhdon që të përdoret për parajsa fiskale.

Vasili thekson se qeveria Rama dhe Rilindja vijon që të drejtojë pisët vendin.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Kompani guackë për portin e Durrësit, ndersa SHBA eshte kunder parajsave fiskale!

Bashkohem plotesisht me qendrimin shume te forte te SHBA kunder perdorimit te parajsave fiskale, qe po shkaterrojne Shqiperine duke depertuar si nje kancer qe nga bankat edeti ne investimet strategjike.

Porti i Durresit eshte fakti shume i rende i radhes i perdorimit te parajsave fiskale dhe deshmia e drejtimit te piset te qeverise nga Rama dhe rilindja.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak dite me pare se: "ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike – në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat