GJKKO vendos për Rovena Vodën

Shqipëria

GJKKO vendos për Rovena Vodën

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:59
Rovena Voda

Ish-zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

Gjykata e Posaçme e ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Vodën.

Kjo e fundit akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy shtetaseve në institucione publike.

Të njëjtën masë GJKKO ka lënë në fuqi edhe avokatet Florida Beu  dhe Majlinda Hasani.

Për një mijë euro, një celular dhe një ark me peshk, Voda përfundoi si e pandehur para SPAK-ut.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat