Operacioni: Ndalohet shefi dhe 3 inspektorët e IKMT Dibër

Shqipëria

Operacioni: Ndalohet shefi dhe 3 inspektorët e IKMT Dibër

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Policia dhe Prokuroria Dibrës kanë zhvilluan operacionin e koduar si “Inspektoriati” për të ndaluar kryeinspektorin dhe tre inspektorë të IKMT në Dibër, të cilët kanë favorizuar një ndërtim pa leje në truall publik. Po ashtu, janë nën hetim dhe tre zyrtarë të kësaj bashkie që lejuan shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër për llogari të përfituesve Sh.B dhe B.B.. 

Shpallet në kërkim policor ish-kryeinspektori, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

"Inspektorati" çoi në ndalimin e shtetasve:

F. R., 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

J. O., 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

Sh. I., 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

A. C., banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Njëkohësisht, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. XH u bë për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Dyshohet se ata në bashkëpuni, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh.B dhe B.B.

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B.SH, 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç,  banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar. 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat