Skema si dërgoheshin jashtë vendit emigrantët

Shqipëria

Skema si dërgoheshin jashtë vendit emigrantët

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:47
Emigrantët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt SHBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të dokumentave, kundrejt shumave të parave. Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen që zbardh aktivitetin e paligjshëm të tyre, ndrësa shton se të arrestuarit, klandestinëve shqiptarë, i siguronin vendin se në cilën linjë transporti rrugore apo ajrore.

Të gjitha bisedat zhvilloheshin në telefona celularë, ndaj dhe të përfshirët kishin kode dhe fjalor të caktuar për të dhënë mesazhe. 

“Nga përgjimet telefonike rezulton se me bashkëkombasit ata përdorin komunikimin edhe me internet përmes Whatsapp dhe përdorin fjalor të koduar”, citohet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha. Sapo emigrantët nga Shqipëria mbërrinin në vendet ku edhe kishin destiacionin, mirëpriteshin nga shoferë shqiptarë që iu akomodonin në vende të përkohshme. 

Nga operacioni “Crystal Eagle”, Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj janë të gjithë të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” pasi dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Angli. Mes tyre janë 2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat