Zhduket 45-vjeçari në Liqen, dyshimet e para të policisë

Shqipëria

Zhduket 45-vjeçari në Liqen, dyshimet e para të policisë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:28
Liqeni i Farkës

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e sotme dyshohet se është mbytur një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë denoncuar zhdukjen e 45-vjeçarit dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohet se ai mund të jetë mbytur. Polumbarët janë thirrur në ndihmë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat