Rrëzohet kërkesa e prokurorit të Vlorës për t’u kthyer në shtëpi

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e prokurorit të Vlorës për t’u kthyer në shtëpi

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:00
Maksim Sota

Prokurori i Vlorës do të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) rrëzoi kërkesën e prokurorit për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Mësohet se prokurori Sota ka bërë këtë kërkesë duke përmendur arsye shëndetësore.

Prokurori përfundoi në pranga pas një hetimi të SPAK dhe pas finalizmit të operacionit Shpirti. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi thuhet se ai ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të një grupi personash. Nga ky operacion u arrestuan edhe ish zyrtarë të policisë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy ish shoqërues të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Për operacionin Shpirti ka patur edhe një reagim nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat