Vunë himnin kombëtar pas orës 22:00 në Lungomare, gjobitet administratori, procedohen penalisht 2 të tjerë

Shqipëria

Vunë himnin kombëtar pas orës 22:00 në Lungomare, gjobitet administratori, procedohen penalisht 2 të tjerë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:59
Lungomare

Policia ka ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë dhe ka proceduar penalisht administratorin e një subjekti në Vlorë.

Po ashtu, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i'u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

Këta shtesa kundërshtuar mbrëmjen e djeshme vendimin për ta ndaluar muzikën pas orës 22:00 në zonën e Lungomares, çka shkaktoi edhe përplasje me policinë.

'Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit: K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;  S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.'' - njofoton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat