Pamje/ I riu sfidon sigurinë, me këmbët në timon drejton automjetin në rrugë

Shqipëria

Pamje/ I riu sfidon sigurinë, me këmbët në timon drejton automjetin në rrugë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Me këmbët në timon, një drejtues automjeti në Shqipëri ka zgjedhur të udhëtojë duke sfiduar çdo mjet sigurie, duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.

Faqja “Aksidente rrugore” ka ndarë videon e një të riu që nuk zgjedh të udhëtojë me duar në timon por gjysmë i shtrirë me këmbët që i vendos para xhamit ndërsa në sfond dëgjon muzikë me volum të lartë.

Prej disa ditësh policia vijon aksione të shumta në rrugë për kapjen e drejtuesve që ecin në mënyurë të shkujdesur.

Mirëpo, ka mjaft individë që shkojnë përtej çdo parashikimi duke u kthyer në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat