Zgjidhet Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Shqipëria

Zgjidhet Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:50
Shqiponja Telhaj

Mes 117 kandidaturash është zgjedhur Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kryeministri Edi Rama falënderon të gjithë kandidatët që iu përgjigjen ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ndërsa shprehet se kjo pjesëmarrje i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sjellë sipas tij një skuadër ndërkombëtare.

Ndërkohë kryetarja e re e Bordit të Akreditimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj.

Telhaj Ka doktoruar në Staffordshire University. Sipas Ramës ajo ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Gjithashtu ka kontribuar këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat