Momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri

Shqipëria

Momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:31) - Jasmina mes 14 fëmijë të riatdhesuar sot nga kampet ISIS

Jasmina është vajza 11 vjeçe e cila ishte mes 14 fëmijëve të riatdhesuar sot nga kampi Roxh i Sirisë.

Gazetari Taulant Koplikaj postoi në rrjetin e tij social një video të regjistruar në këtë kamp në muajin korrik ku vajza qante dhe kërkonte të kthehej në shtëpi.

Personat e riatdhesuar sot kanë qenë më parë në kampin Al Hol. Pasi janë lokalizuar atje, është bërë identifikimi dhe takimi dhe më pas transfermi në kampin Roxh (Roj) të Sirisë ku dhe janë bërë xhirimet e gazetarit.

Gazetari e shoqëronte këtë video me shënimin “Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t'iu bashkohet sa me shpejt”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një tjetër operacion është në zhvillim e sipër por I cilësoi të vështira për shkak të pozicionit ku ndodhen këto kampe lufte.

Kreu i antiterrorist Gledis Nano thotë se pjesa më e madhe e atyre që nuk janë riatdhesuar ende janë në kampin Al Hol

Nuk janë aspak bashkëpunues dhe i fshihen strukturave të sigurisë në momentin që ata hyjnë në kamp për ti ndihmuar që ata të kthehen në vendin e tyre“ tha Nano në një prononcim për median sot pas zbritjes në aeroportin e Rinasit të avionit me 5 gra dhe 14 fëmijë që u riatdhesuan nga kampi Roxh (Roj)

***

14 fëmijë shqiptarë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Kryeministri Edi Rama pas kthimit në Rinas iu drejtua mediave ku dha detaje rreth operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kampet siriane.

Rama falënderoi për operacionin gjeneralin Abass Ibrahimc.

Rama: Pas një operacioni të dedikuar me shumë vështirësi kthyen në atdhe 19 shtetas

“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na e jep mundësinë që të qojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundem t’i shkëpusim pas një operacioni të dedikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme të konsullin tonë në Liban dhe gjeneralin Abass”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se operacione të tilla shpëtimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi ende në kampet e Sirisë gjenden shtetas shqiptarë.

Rama: Do të vazhdojmë me operacione të radhës

“Është një ngjarje pozitive dhe sigurisht që ne nuk do të ndalemi këtu sepse ka edhe një operacion tjetër për në Selishtë për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dim saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden. Por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, duke menduar sesa më shumë se gjysma është kthyer në vendin tonë”, tha ai.

Kryeministri Rama tregoi procedurat që tashmë do të kalojnë të rikthyerit nga kampet e Sirisë.

Ai tha se shteti ka ndërmarr të gjitha masat për rehabilitimin e tyre.

Rama: Do të kenë një periudhë të shkurtër karantinimi

“Ata tashmë janë marr nga strukturat tona të posaçme të kombinuara, të Policisë së Shtetit dhe mirëqenies sociale dhe do t’u drejtohen një strukture të posaçme enka të përgatitur për ta në Durrës, ku do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. Do të ketë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rastit, sepse shumica prej tyre kanë familjarë dhe adresa këtu, do të dërgohen ose nëpër shtëpi, ose në struktura të posaçme”, tha ai.

Rama shtoi se grupi i kthyer nuk përbën kërcënim për sigurinë, pasi të gjithë janë gra dhe fëmijë, por tha se brengosëse për shtetin mbetet shëndeti mendor dhe psikologjik i tyre.

Refuzojnë të riatdhesohen dy nga shqiptarët "peng" në kampin Al Hol

A ka grupe shqiptarësh që refuzojnë të largohen nga kampet ISIS në Siri dhe të kthehen në vendin tonë?

Kryeministri Edi Rama thotë se janë raste sporadike.  Ndonëse u tregua i rezervuar zbuloi se deri tani njihen 2 persona të cilët refuzojnë të largohen nga kampet ISIS në Siri pasi janë pengje atje.

“Në dijeninë tonë janë dy persona që janë identifikuar por nuk kanë bërë hapin për tu paraqitur.

Janë pengje brenda kampeve, nuk shkëputen dot se kanë frikë, pasi në momentin e shkëputjes mund tu marrin jetën” tha Rama në konferencën me gazetarët pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë sot paradite në aeroportin e Rinasit.

***

Një tjetër operacion në zhvillim për shqiptarët e tjerë në kampet e ISIS

Mbërrijnë në Atdhe 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Roj nw Siri.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një tjetër operacion në zhvillim

“Ka një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht pasi është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden.

Por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këto të sotmin në mos pak më i vogël duke menduar që më shumë sesa gjysma  tani është marrë dhe është në vendin tonë” tha Rama në një konferencë për shtyp nga aeroporti i Rinasit pasi zbritën nga avioni shqiptarët e riatdhesuar. 

***

Ditën e sotme 5 gra kanë mbërritur në atdhe 5 shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

Familje shqiptare ishin nisur nga Liban me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kjo është përpjekja e tretë për riatdhesimin e shqiptarëve nga territoret luftarake në Siri.

Pamjet i ka publikuar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat